Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Shërbimet mjekësore, IPK e SHSKUK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

​Shërbimet mjekësore, IPK e SHSKUK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Kushtrim Hodaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) Elvir Azizi nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së.

Marrëveshja synon të rregullojë bashkëpunimin mes SHSKUK-së dhe IPK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së, duke siguruar mbështetje të specializuar shëndetësore për të njëjtit.

Përmes kësaj marrëveshje punonjësve të IPK-së do t’iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në SHSKUK dhe në të gjitha spitalet rajonale të saj, raporton KosovaPress.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe stafin e saj për bashkëpunimin e treguar dhe për përkushtimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të IPK-së.