Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Shenjat që jep mëlçia kur niveli i toksinave në trup është shumë i lartë

Shenjat që jep mëlçia kur niveli i toksinave në trup është shumë i lartë

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë.

Mirëmbajtja e këtij organi është e domosdoshme nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme e të gjatë.

Nëse mëlçia ngarkohet shumë nga toksinat në trup, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.

Mëlçia zakonisht rrezikohet nga dy probleme madhore: dhjamosja e mëlçisë si pasojë e alkolit dhe si pasojë e niveleve të larta të kolesterolit.

Në momentin kur mëlçia është tepër e ngarkuar atëherë do të vëreni simptomat e mëposhtme:

Alergji

Nëse mëlçia është e sëmurë, ajo do të reshtë së prodhuari histaminë e cila në rrethana normale është e dobishme për imunitetin.

Megjithatë, kjo substancë është transmetues i disa alergjive.

Për pasojë, dhimbjet e kokës, kruarjet e simptoma të tjera të alergjive do të jenë më të shpeshta.

Lodhja Kronike

Toksinat janë përgjegjëse për lodhjen kronike dhe drobitjen e muskujve.

Nëse këto vazhdojnë, mund të nxisin depresionin dhe luhatjet e shpeshta të humorit.

Shtim i beftë në peshë

Nëse mëlçia nuk arrin të nxjerrë nga trupi toksinat e pafiltuara, ato do të akumulohen si depozita të mëdha dhjamore dhe do të përballeni me një shtim të beftë në peshë.

Djersitja

Kur mëlçia ngadalëson funksionet e saj, temperatura e brendshme e trupit do të jetë më e lartë.

Kësisoj do të djersini më shumë.

Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës, pavarësisht higjenës së ndjekur sinjalizon problemet me mëlçinë, ndaj mos e injoroni.

Aknet

Reagimet që prodhohen në trup pas problemeve me mëlçinë kanë një efekt domino.

Problemet me mëlçinë shkaktojnë luhatje të vazhdueshme humori dhe rrjedhimisht nxisin praninë e akneve në fytyrë.

Si të pastroni mëlçinë natyralisht me lëngun e panxharit

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

3 karrota të lara e të qëruara,

1 panxhar i qëruar,

2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,

6 gjethe kale,

Një copë e vogël xhenxhefili,

Gjysmë limoni të qëruar.

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser.

Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart.

Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra.

Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.

Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit./AgroWeb

Powered by WordPress