Stresi mund të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës suaj, duke përfshirë emocionet, sjelljet, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune… Në vazhdim, stresi kronik mund të shkaktojë ose përkeqësojë shumë probleme serioze shëndetësore.
SHENJAT FIZIKE të dikujt që është shumë i stresuar:
Dhimbje koke
Stresi mund të krijojë dhe përkeqësojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, përfshirë edhe migrenën.
Probleme me tretjen e ushqimit
Ekspertët mjekësorë kanë zbuluar një lidhje të ndërlikuar mes trurit dhe sistemit të tretjes, që ndihmon për të shpjeguar se pse stresi mund të shkaktojë dprobleme me tretjen e ushqimit. Gjithashtu mund të përkeqësohen sëmundje të caktura, të tilla si sindromi i zorrëve (IBS).
Ftohjet e shpeshta dhe infeksionet
Sigurisht, kjo dobëson aftësinë e sistemit imunitar për të neutralizuar sëmundje, që shkaktojnë bakteret dhe agjentë të tjerë.
Humbje peshe
Edhe pse reagimet ndaj stresit janë të lidhur zakonisht me shtim në peshë, një pakicë individësh përjetojnë luhatje në peshë, madje edhe humbje të kilogramëve.
Probleme me stomakun
Problemet e stomakut janë shenjat më të zakonshme tek ata që vuajnë nga niveli i lartë i stresit. Vjellje, dispepsi, dhimbje … të gjitha vijnë si një reagim ndaj stresit.
Sëmundje të zemrës
Stresi kronik është në vetvete një faktor rreziku për sëmundje të zemrës dhe sulmit në zemër. Studimet e fundit kërkimore bëjnë përgjegjës stresin dhe mekanizmat e koagulimit të gjakut, për probleme të rënda të zemrës./TV Arbëria