Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Shenja se biznesi juaj po shkatërron marrëdhënien tuaj

Shenja se biznesi juaj po shkatërron marrëdhënien tuaj

Drejtimi i biznesit tuaj është një gjë e mirë, veçanërisht kur krijoni liri financiare. Por shumë pronarë biznesi ngecin në kurthin e të punuarit shumë. Futja e kokës tuaj në rërë me qëllimin që të punoni 24/7 mund t’iu kushtojë shumë. Vetëm nëse keni ekuilibër  të jetës tuaj personale dhe asaj të biznesit, prishja e marrëdhënies do të fillojë të manifestohet.

Me që ra fjala, ka shenja paralajmëruese të cilat tregojnë për shkatërrimin e marrëdhënies. Injoranca ka efekt të pafavorshëm, e cila mund të dërgojë drejt shkatërrimit të marrëdhënies tuaj. Më poshtë janë disa shenja paralajmëruese të marrëdhënies.

  1. Argumente të pafundme për mungesën e kohës

Koha e paktë e kaluar me bashkëshortin/ bashkëshorten është njëra prej vrasësve të marrëdhënies. Drejtimi i biznesit tuaj është një vjedhës i madh i kohës. Të punuarit më shumë se 40 orë çdo javë, duke përjashtuar fundjavat, ardhja në shtëpi dhe kapja e menjëhershme e laptopit, detyrimi për të ndjekur ngjarjet e rëndësishme, takimet, dhe të tjera detyra kërkojnë shumë kohë.

Kjo do të ndikojë në kohën që kaloni me bashkëshorten, duke shkaktuar që të largoheni nga njëri tjetri. Të ndjerit i mbingarkuar dhe i izoluar është një recetë që bashkëshortja juaj të ndryshojë. Jo vetëm kjo, por kjo do të dërgojë në argumente, në irritime dhe në ambiente toksike në shtëpi.

Bëni prioritet kohën për familjen. Zhvilloni një orar për familjen, kohën e biznesit dhe kohën shoqërore. Bëhuni fleksibilë dhe mos vendosni biznesin tuaj para marrëdhënies. Gjithashtu, transferoni detyrat te njerëzit e tjerë, ato detyra të cilat nuk kërkojnë vëmendjen tuaj dhe lironi më shumë kohën tuaj.

Dërrmimi i madh vendos stres në marrëdhënien tuaj

Jo vetëm se dërrmimi shkakton lodhje emocionale, fizike dhe mendore, por gjithashtu vendos tendosje të madhe në marrëdhënie. Lodhja ushqen irritimin dhe stresin. Dhe stresi ju vendos përtej limitive, duke shkaktuar nervozizëm. Mbi këto, dërrmimi shkakton tension, lodhje, mungesë të motivimit, kokëdhimbje të vazhdueshme, pagjumësi, nivele të ulëta të energjisë dhe të tjera simptoma negative emocionale dhe fizike.

Injorimi i këtyra shenjave paralajmëruese mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj. Merrni hapa që të rregulloni këto probleme tani. Kur dërrmimi shfaqet, qëndroni në krye duke fjetur mirë, duke pirë më pak kafeine dhe alkool, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke ushtruar. Merrni një pushim të gjatë dreke dhe pushime të tjera të vogla gjatë ditës, dhe vizitohuni rregullisht te mjeku.

Diskutimet rreth biznesit dominojnë bisedën.

Le t’a pranojmë. Të zotërosh një biznes është sikur të kesh një foshnje të re në familje. Është konsumuese. Emocionese. Të mbush me pasion. Ju lehtësisht mund të jetoni dhe të merrni frymë në biznesin tuaj. Gradualisht, bëhet qendra e çdo bisede. Është në rregull nëse jeni beqarë. Mirëpo, në një marrëdhënie duhet të identifikoni se dallimi në mes të bisedave të marrëdhënies dhe atyre të biznesit mund të bëhen të mjegullta. Kjo nuk është e shëndetshme dhe mund të detyrojë bashkëshorten të pyesë veten se ku qëndron ajo në jetën tuaj. Në fund, bisedat gjatë gjithë kohës rreth biznesit krijojnë mosmarrëveshje. Ju mund të jeni fizikisht prezent por mendërisht nuk jeni aty, i zhytur në botën tuaj të biznesit.

Mos lejoni që bisedat rreth biznesit të kontrollojnë qëndrimin tuaj dhe të shkatërrojnë marrëdhënien. Dini se kur t’i ndaloni. Stimuloni biseda personale. Vendosni kohë të planifikuar për të informuar  gruan rreth ndodhive të biznesit. Përveç kësaj, organizoni dalje për qejf. Dëshmoni dedikimin tuaj ndaj marrëdhënies.

Paqëndrueshmëria financiare mund të ju dërgojë drejt rrugës së divorcit.

Rroga e garantuar mujore çdo muaj ndalon kur bëheni të vetë-punësuar. Stabiliteti i rrogave të shefit është zëvendësuar me një pasiguri të sikletshme. Pasiguria e të ardhurave të qëndrueshme eshte njera prej pengesave të drejtimit të biznesit. Së bashku me frikën e humbjes së gjithçkaje, tensioni rritet në mes jush dhe bashkëshortes. Grindja rreth parave shkatërron martesën. Prodhon mospajtime, fuqizon negativitetin dhe thyen bashkëveprimin tuaj. Zakonisht, kjo tregon derën e hapur të divorcit.

Ky problem i vjetër në martesa nuk është i pamundur të zgjidhet. Duke u pajtuar se keni një krizë financiare është një fillim i mirë për t’ia dalur mbanë në atë diskutim. Edhe pse për disa çifte është e vështirë të flasin për para, mbajtja e komunikimit të hapur është vitale. Të tjerë hapa përfshijnë vendosjen e një sistemi të buxhetit dhe hapjen e një llogarie bankare të përbashkët. Nëse bashkëshortja juaj punon, paga e saj do të ndihmojë në pagesën e faturave.

Në fund, mos përjashtoni mundësinë e vizitës të një këshilluesi financiar ose të martesës i cili ndihmon çiftet ndërmarrëse.

Mungesa e mbështetjes emocionale nga bashkëshortja

Mbështetja e bashkëshortes është thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Mos mbështetja e ëndrrës ose vizionit tuaj, veçanërisht gjatë kohërave të vështira mund të dërgojë në dështim të biznesit. Ndoshta ato ndihen të kërcënuara për shkak se biznesi juaj dominon marrëdhënien. Ose ndoshta ato mendojnë se do të dështojë. Në anën tjetër, a mund të jetë se ju keni ndryshuar? Sido që të jetë, kjo tregon një sfidë.

Si t’a rregulloni atë? Kushtoni shumë vëmendje bashkëshortes dhe bëni ato të ndihen të sigurta dhe të vlerësuara. Mos lejoni që biznesi të hyjë midis jush. Zbuloni shqetësimet e tyre. Merrni vendime të rëndësishme së bashku. Pyesni për idetë e saj dhe dëgjoni se çfarë ka për të thënë. Ndani problemet dhe sukseset e biznesit së bashku. Qëndroni të përkushtuar ndaj njëri tjetrit.

Edhe pse udhëheqja e biznesit tuaj është një problem i madh i cili mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj, nuk ka pse të jetë në këtë mënyrë. Punoni drejt promovimit të një balancimi të mirë në mes të këtyre dyjave. Konsiderata e kujdsesshme, planifikimi preciz, angazhimi, dedikimi, koha e kaluar së bashku, komunikimi i mirë dhe të dini se kur të kaloni nga rruga e biznesit në atë të marrëdhënies do të promovojë një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë. (Ayodeji Onibalusi)

Powered by WordPress