Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv ka qenë profili që më së shumti ka vuajtur mungesën e specializantëve dhe kuadrove të reja ndër vite. Kërkesa për këtë profil i siguron anesteziologët se nuk do të mbesin pa punë pas përfundimit të specializimit.
Por, ky privilegj nuk do t’u garantohet rreth 1,000 kolegëve të tyre të fushave të tjera specialistike, të cilët kanë nisur shkollimin para 5 vitesh, raporton Klan Kosova.
Kjo situatë ka alarmuar Odën e Mjekëve të Kosovës, e cila shpreh frikën se specialistët mund të mbesin pa punë në sektorin publik për shkak të mungesës së një strategjie institucionale.