Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shembull që duhet ndjekur: Bayerni uron Leverkusenin për titullin e kampionit

Shembull që duhet ndjekur: Bayerni uron Leverkusenin për titullin e kampionit

Pas 120 viteve pritje, Bayer Leverkusen është kampion në Gjermani, për herë të parë në histori të këtij klubi.

‘Aspirinat’ kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm duke i dhënë fund dominimit të Bayern Munichut pas 11 titujve radhazi në Bundesliga.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit, Bayer Leverkusen nuk ka asnjë humbje deri më tani me 25 fitore dhe katër barazime.