Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni, duke lënduar pesë punëtorë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, nga shembja e pllakës kanë mbetur të lënduar pesë punëtorë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime më të rënda në këmbë.

“Ka të lënduar, bëhet fjalë për pesë punëtorë. Njëri prej tyre është me lëndime pak më të rënda në këmbë, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Bytyqi.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.