Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shembet dheu në Veternik, nuk mund të kalojnë këmbësorët

Shembet dheu në Veternik, nuk mund të kalojnë këmbësorët

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në pjesën e lagjes Veternik, është shembur dheu duke pamundësuar qarkullimin e qytetarëve. 

Këmbësorët detyrohen të kalojnë nga shiriti emergjentë për të arritur në vendin ku duhet të shkojnë.

Madje është dëmtuar edhe trotuari i muri mbrojtës në këtë rrugë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se kjo rrugë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës.

Nga kjo Minisitri nuk i janë përgjigjur interesimit për të marrë më shumë informacione për gjendjen në këtë rrugë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë kanë ndodhur dëmtime, madje edhe trotuari ende pa u lëshuar në qarkullim ishte dëmtuar.

Punimet në këtë rrugë në Veternik, kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas.

/TV Arbëria