Shefi ushtarak i Izraelit ka thënë se objektivat për ta luftuar Hamasin “kërkojnë një pushtim tokësor” të Gazës.
Në një deklaratë të lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF), shefi izraelit i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi tha se “ushtarët më të mirë tani po operojnë në Gaza”.
“Për të ekspozuar dhe shkatërruar armikun nuk ka rrugë tjetër veçse të hysh me forcë në territorin e tij”.
“Ky veprim u shërben të gjitha qëllimeve të luftës”, tha ai.
Halevi shtoi se ushtria izraelite ishte “e përgatitur për çdo skenar të mundshëm” në rast të përshkallëzimit rajonal – veçanërisht në kufirin verior me Libanin, ku është vendosur grupi militant Hezbollah.
/TV Arbëria