Kur Christian Horner hyri në dhomë, i rrethuar nga kamerat e “Drive to Survive” të Netflix, ai shihet të jetë i qetë. Dhe çfarë arsye mund të ketë për tu stresuar?
Superylli garues i tij, Max Vertappen, po hynë në sezonin 2023 pasi fitoi radhazi titullin e garuesit dhe trofeun e F1 që po qëndron në kabinetin e Red Bullit në bazën e Milton Keynes. “Aty ku edhe përket”, thotë Horner, raporton TV Arbëria.
Ai është në vizitën e tij të parë në New York pas shumë vitesh, vetëm disa orë nga prezantimi i veturës RB19, vetura e re e Red Bullit për sezonin e ri. Po ashtu, skuadra e Red Bullit po thyen rekord, këtë herë duke u bërë skuadra e parë në histori të F1 që e prezanton një veturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zgjedhja e tyre e vendndodhjes nuk është e rastësishme. SHBA është tregu më i madh në rritje i Formula 1, me pronarë amerikanë në krye, Grand Prix i Las Vegas gati të bëhet gara e tretë e SHBA në kalendar dhe një pilot amerikan si Logan Sargeant gati për të zënë vendin e tij në këtë garë.
“Do të ishte e mahnitshme. Të bësh gara në qytete të mëdha në Amerikë është tejet emocionuese. Një garë këtu në Big Apple, shembull, çfarë spektakli do të ishte. Kurrë nuk mund të thoni kurrë për një garë të katërt në Shtetet e Bashkuar. Kemi garat amerikano-jugore gjithashtu, me Montrealin, dhe sigurisht ka kërkesa për të, kështu që pse jo? Është mirë që ka kaq shumë interes në Formula 1 në Amerikë”, tha Horner, shefi i skuadrës së Red Bullit.
Red Bull do të njoftojë gjithashtu një bashkëpunim me Fordin, në një lëvizje që sheh kthimin e gjigantit amerikan të makinave në F1 për herë të parë që nga viti 2004.
Është e qartë se shqetësimi kryesor i Horner rrethon ngjarjet në pistë, me fokus plotësisht në sezonin e ri ndërsa Red Bull përpiqet të vazhdojë aty ku e lanë në vitin 2022.
“Unë mendoj se do të jetë shumë më konkurrues këtë vit. Unë mendoj se Ferrari dhe Mercedes do të kenë, me siguri, përparim, dhe mendoj se ne nuk e dimë ende ndikimin e plotë që handikapi i kostos do të ketë tek ne”, tha Horner.
Të gjithë sytë janë drejt Bahreinit kur dritat të fiken në garën e parë të sezonit më 5 mars. Megjithatë, nëse e humbisni këtë, do të mund ta shikoni përmes atyre kamerave të Netflixit disa muaj më vonë.
/TV Arbëria