Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shefi i OKB-së: U bëj thirrje shteteve që t’i ndalojnë reklamat për lëndë djegëse

Shefi i OKB-së: U bëj thirrje shteteve që t’i ndalojnë reklamat për lëndë djegëse

Industritë e lëndëve djegëse duhet të ndalohet së reklamuari në mënyrë që ta shpëtojnë botën nga ndryshimet klimatike, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai i ka quajtur korporatat e thëngjillit, naftës dhe gazit si “kumbarë të kaosit klimatik”.

Asisoj sikur ishte ndaluar reklamimi i duhanit për shkak të kërcënimit ndaj shëndetit, ashtu udhët bërë edhe me reklamimin e lëndëve djegëse, ka thënë ai.

Këto deklarata të itj vijnë pas studimeve të reja të cilat tregojnë që shkalla e rritjes së nxehtësisë po vjen duke u rritur.

“I bëj thirrje secilit shtet që t’i ndalojë reklamat e kompanive të lëndëve djegëse”, i ka thënë Guterresi një audience në New York.

“Dhe u bëj thirrje mediave dhe kompanive teknologjike që të mos i pranojnë reklamat për lëndë djegëse”.