Jens Stoltenberg thotë se NATO është “e gatshme dhe e aftë për t’i mbrojtur të gjithë aleatët”, pasi Trump ftoi Rusinë t’i sulmojë vendet anëtare
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çdo sulm ndaj aleancës ushtarake perëndimore do të përballej me një “përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme”, pasi Donald Trump ftoi Rusinë t’ë’i sulmonte vendet anëtare që ai i perceptonte se nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare.
Stoltenberg tha në një deklaratë: “Çdo sugjerim që aleatët nuk do ta mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe europianë në rrezik të shtuar. Unë pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”.
Ai tha se NATO mbetet “e gatshme dhe e aftë për t’i mbrojtur të gjithë aleatët.