Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shefi i NATO-s: Siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndim

Shefi i NATO-s: Siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndim

Në fjalimin e fundvitit, duke përmendur ndër tjera edhe aktivitetet e NATO-s në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se ajo është çelësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme”, shprehet Stoltenberg në mesazhin e tij.

Por, ai tha se përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.

”Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes”, ka rikujtuar ai.

“Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”.

Stoltenberg tha se mbështetur nga aftësi të konsiderueshme në ajër dhe në det, NATO ka  dyfishuar numrin e grupeve  luftarake, nga katër në tetë.

“Dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen tonë. Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu”, tha ai në mesazhin e tij të publikuar në Twitter.

“Ne do të ruajmë dhe mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë. Këtë vit, kam pasur privilegjin të takoj shumë prej jush. Ushtrimi në Norvegji. Mbrojtja e qiellit nga Komanda Ajrore Ramstein duke shërbyer në bordin e USS aeroplanmbajtëseses George H.W. Bush”.

“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ose të ndihma e forcave të sigurisë në Irak për të siguruar që ISIS të mos kthehet. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë”, tha ai në fjalimin e tij.

“Dhe aleatët e NATO-s po investojnë më shumë në mbrojtje”.

Stoltemberg u shpreh se mbështetja e forcave të armatosura e bën Aleancën më të fortë dhe të gjithë njerëzit janë më të sigurt, njofton televizionipublik.   /TV Arbëria

Powered by WordPress