Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 12 deri më 16 maj 2025, ku do të takohet me liderët e rajonit dhe do të bashkorganizojë Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Në kuadër të vizitës, Costa do të ndalet në Prishtinë më 14 maj, ku do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.