Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shefi i EULEX viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, vlerëson përparimet e ShKK-së

Shefi i EULEX viziton Qendrën Korrektuese të Dubravës, vlerëson përparimet e ShKK-së

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, në një takim zyrtar.

Gjatë takimit u diskutuan arritjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve. Barbano përgëzoi angazhimin dhe përkushtimin e stafit të Dubravës, duke vlerësuar përmirësimet e vazhdueshme në institucion.

Pas takimit, Dibrani dhe Barbano vizituan hapësira të ndryshme të qendrës, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijone të tjera.

ShKK njofton se vizita zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me EULEX-in, me qëllim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të Kosovës.