Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pritur të enjten Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, Hodaj e informoi Barbanon për punën dhe arritjet e IPK-së, ndërsa Barbano vlerësoi rolin e rëndësishëm të Inspektoratit Policor në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Gjatë këtij takimi z. Hodaj e informoi z.Barbano për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës. Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që ka Inspektorati Policor në sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe duke vlerësuar diskutimet e hapura të përbashkëta dhe konstruktive”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.