Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shefi i EULEX-it: Kryerësit e sulmit si ai në Ibër-Lepenc kanë në anën e tyre edhe “faktorin befasues”

Shefi i EULEX-it: Kryerësit e sulmit si ai në Ibër-Lepenc kanë në anën e tyre edhe “faktorin befasues”

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar”, të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues.

“Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi, kryerësit e një sulmi kaq të shëmtuar gjithnjë kanë në anën e tyre faktorin befasues”.

Ai tutje në një intervistë për Klan Kosova deklaroi se hetimet inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste.

“Patjetër që hetimet, inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. Por, befasia është gjithmonë një aspekt me rëndësi që duhet ta kemi parasysh”.