Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, beson se humbja nga Spanja në finalen e Euro 2024 mund të jetë ndeshja e fundit e Gareth Southgate si trajner kombëtar.
Spekulimet për të ardhmen e Southgate filluan pasi Anglia humbi finalen nga Spanja.
Shearer beson se koha e tij ka mbaruar.
“Dyshoj se kjo është ndeshja e fundit e Southgate”, tha ish-sulmuesi i Blackburn dhe Newcastle.
“Do të ketë zhgënjim të madh në shtëpi. Realiteti është se ai na çoi në finale tre vjet më parë dhe na çoi në finale këtu, por ne nuk fituam”, tha Shearer.