Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur së fundi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e ka cilësuar si prej liderëve më të guximshëm.
Në një deklarim për ABC News, ai ka thënë se Thaçi e përfaqëson gjithë UÇK-në në Hagë.
“Ka plot popuj në botë që nuk iu mungon guximi, shembull palestinezët e kurdët. Atyre iu mungon një vizionar si Thaçi. Thaçi e nisi me një pushkë të ndryshkur dhe e bëri aleat NATO-n”, tha Shea.
Sipas tij, kjo është e paparë në historinë moderne.