Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​SHBA vendosi sanksione ndaj Vladimir Potanin, një prej rusëve më të pasur

​SHBA vendosi sanksione ndaj Vladimir Potanin, një prej rusëve më të pasur

SHBA vendosi sot sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur, Vladimir Potanin, si dhe ndaj bankës tregtare ruse “Rosbank” dhe “Interos”, një kompani investimi e kontrolluar nga Potanin.

Në faqen e Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se “Rosbank” është blerë nga “Interos” në fillim të këtij viti.

Potanin (61) është aksionari më i madh i “Nornickel”, dhe “Interos” zotëron 36 për qind të “Nornickel”.

“Nornickel” është prodhuesi më i madh në botë i paladiumit dhe nikelit të përpunuar dhe ishte një nga “çmimet” më të mëdha në hapësirën post-sovjetike gjatë shpërndarjes së objekteve industriale ruse në vitet 1990.

SHBA vendosi sot sanksione ndaj më shumë se 40 individëve si pjesë e sanksioneve të reja kundër sektorit të shërbimeve financiare të Rusisë. /TV Arbëria

Themes by WordPress