Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ShBA vazhdon Programin e Mijëvjeçarit për Kosovën

ShBA vazhdon Programin e Mijëvjeçarit për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Administrata Trump ka vazhduar programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën.

“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!

Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Osmani.