Vuçiq i ankohet gjeneralit amerikan të Gardës së Ohajos për situatën e serbëve në Veri

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pritur sot në takim...

Pjetër Shala ankohet: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se...

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SHBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën

Extra AL PVC

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do ta zbusë situatën”, u tha Kirby gazetarëve në Uashington, raporton Zëri i Amerikës.

Reagimi nga Uashingtoni për tërheqjen e forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për një grumbullim të madh ushtarak nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën, që sipas tyre përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Shtetet e Bashkuara e quajtën këtë grumbullim “të pashembullt”.

Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shtojnë numrin e trupave paqeruajtëse amerikane në KFOR, ndërkohë që NATO-ja ka paralajmëruar se do të rrisë numrin e trupave në kuadër të misionit të saj në Kosovë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të vendit më 24 shtator.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vuçiq i ankohet gjeneralit amerikan të Gardës së Ohajos për situatën e serbëve në Veri

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pritur sot në takim...

Pjetër Shala ankohet: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se...

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në...

Vuçiq i ankohet gjeneralit amerikan të Gardës së Ohajos për situatën e serbëve në Veri

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pritur sot në takim gjeneralin amerikan të Gardës së Ohajos, John Harris, me të cilin kanë biseduar edhe për...

Pjetër Shala ankohet: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë...

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fatime Hetemi në Mitrovicë. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa policia po kryen...