Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > SHBA, Sekretari i Mbrojtjes hedh poshtë marrëveshjet për pranim fajësie lidhur me sulmet e 11 shtatorit

SHBA, Sekretari i Mbrojtjes hedh poshtë marrëveshjet për pranim fajësie lidhur me sulmet e 11 shtatorit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin hodhi poshtë të premten marrëveshjet e arritura në fillim të javës me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pranimin e fajësisë nga ana e tyre, mesa duket në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.Të tre të akuzuarit mbahen në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Pentagoni tha të mërkurën se ishin arritur marrëveshjet për pranimin e fajësisë, por nuk dha hollësi për kushtet. Një zyrtar amerikan tha se marrëveshjet pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.Por të premten Sekretari Austin lëshoi një urdhër ku shprehej se “duke pasur parasysh rëndësinë” e kësaj çështjeje, ai kishte vendosur që autoriteti për të marrë një vendim për marrëveshjet për pranimin e fajësisë, duhet t’i takonte atij. Ai anuloi vendimin e zyrtares që ishte emëruar për të mbikqyrur gjykatën e luftës në Guantanamo, Susan Escallier lidhur me marrëveshjet.

Themes by WordPress