Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA përballet me krizën e parave, paralajmëron sekretarja e Thesarit

SHBA përballet me krizën e parave, paralajmëron sekretarja e Thesarit

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar presidentin Joe Biden që të rrisë ose pezullojë kufirin e borxhit për të parandaluar një krizë të mundshme të parave në vend.

Ajo tha se Thesari i SHBA-së nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë “të përmbushë të gjitha detyrimet e qeverisë deri në fillim të qershorit,” tha Yellen në një letër të hënën, duke shtuar: “Është e pamundur të parashikohet me siguri data e saktë kur Thesari nuk do të jetë në gjendje të paguaj faturat e qeverisë”.

Presidenti thirri një takim për të diskutuar këtë çështje më 9 maj. Kufiri i borxhit është rritur ose ndryshuar 78 herë që nga viti 1960.

Duke përmendur krizën e mëparshme, Yellen tha: “Pritja deri në minutën e fundit për të pezulluar ose rritur kufirin e borxhit mund të shkaktojë dëm serioz në besimin e biznesit dhe konsumatorit, të rrisë kostot afatshkurtra të huamarrjes për taksapaguesit dhe të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara”

Nëse Kongresi nuk do të rrisë kufirin, kjo situatë mund të shkaktojë vështirësi të rënda për familjet amerikane, të dëmtojë pozicionin e udhëheqjes globale të vendit dhe të ngrejë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e SHBA-së për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë kombëtare, shtoi Yellen.

/TV Arbëria

Powered by WordPress