Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ShBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për rrjetin energjetik të Ukrainës

ShBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për rrjetin energjetik të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi mbi 700 milionë dollarëve ndihmë humanitare për Ukrainën të mërkurën gjatë një vizite në Kiev. Ndihma ka për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka sulmuar vazhdimisht.

Njoftimi erdhi ndërsa Sekretari Blinken ishte në një vizitë të përbashkët me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, pasi dy diplomatët udhëtuan së bashku në kryeqytetin ukrainas për të nënvizuar angazhimin e tyre ndaj vendit që është në luftë me Rusinë. Zyrtarët ukrainas u bënë trysni vizitorëve që t’i lejonin të përdornin raketa me rreze të gjatë veprimi, të ofruara nga Perëndimi, kundër objektivave brenda Rusisë.

Sekretari Blinken tha se ai “do ta dërgonte kërkesën në Uashington për të informuar presidentin”.“Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, ne u jemi përshtatur nevojave, ndërsa fushëbeteja ka ndryshuar. Nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë ndërsa situata ndryshon”, tha Sekretari Blinken në një konferencë për shtypin.
Sekretari britanik Lammy tha se konflikti 2 vjeçar e gjysmë është në një pikë “kritike” pasi forcat ukrainase e filluan një sulm muajin e kaluar në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa vendi vazhdon të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse ruse.“Ne përcjellim ngushëllimet më të thella për sulmet tronditëse që kemi parë, mbi humbjen e jetës civile, veçanërisht grave dhe fëmijëve. Këto sulme janë të tmerrshme, barbare, të pabesueshme”, tha zoti Lammy.

Ai vuri në dukje se Britania ka ndarë 3.9 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar Ukrainën.Por marrëdhëniet midis Ukrainës dhe partnerëve të saj perëndimorë janë tensionuar gjithnjë e më shumë nga thirrjet e përsëritura të Kievit për marrjen e lejës për të përdorur armët perëndimore me rreze të gjatë për të goditur objektiva më thellë brenda Rusisë.

Kjo çështje është bërë më urgjente duke pasur parasysh blerjen e fundit të Rusisë të raketave balistike nga Irani. Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë e kanë refuzuar kërkesën, nga frika se, nëse jepet leja, kjo mund të përshkallëzojë luftën.Presidenti Biden e ka lejuar Ukrainën të hedhë raketa të dërguara nga Uashingtoni përtej kufirit drejt Rusisë në vetëmbrojtje, por kryesisht për distanca të shkurtra për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Powered by WordPress