Serbia llogaridhënie për sulmin paraushtarak në Banjskë; Kosova të themelojë Asociaconin.
Kështu tha Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të OKB-së, Robert A. Wood, ku po shpalohet raporti gjashtë-mujorësh i UNMIK-ut, raport të cilin e quajti “të anshëm” dhe që s’reflekton realitetin në terren; ndërsa edhe më tej kërkoi shuarjen e UNMIK-un.
“Qe më shumë se 1 vit nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë, dhe Serbia ska bërë prgres për llogaridhënie, e as Milan Radojçiqit. Kërkojmë llogaridhënie të plotë”, tha Wood.
Lideri i misionit të ShBA-së në OKB, Robert A. Wood, më tej kritikoi qeverinë kosovare për kursin e ndjekur në veri të vendit si dhe shtoi që ShBA kërkon themelimin e Asociacionit.
“Jemi të shqetësuar me veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës që nuk përkojnë me zotimet e tyre për të punuar me BE-në në dialogun e lehtësuar nga ta. Këto veprime ndikojnë te ata të cënueshmit dhe komunitetet pakicë dhe minojnë rrugën për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Asociacioni duhet të themelohet”, tha mes tjerash ai.,
Krejt në fund, diplomati amerikan tha se epilogu i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “mbetet njohja eventuale e ndërsjellë”.