Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA kundërshton e vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut

SHBA kundërshton e vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut

SHBA “thelbësisht kundërshton” një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes të vendit, Yoav Gallant, tha Shtëpia e Bardhë.

Një deklaratë nga një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thotë:

Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga nxitimi i Prokurorisë për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese të procesit që çuan në këtë vendim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qartë se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje.

SHBA – e cila nuk është anëtare e ICC-së – ka mirëpritur më parë urdhër-arrestet për krime lufte të ICC kundër Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë për mizoritë e kryera në Ukrainë. Uashingtoni ka denoncuar më parë ndjekjen e gjykatës ndaj Netanyahut dhe Gallantit, një qëndrim i përzier që e ka ekspozuar administratën Biden ndaj akuzave për standarde të dyfishta nga shumë anëtarë të OKB-së, veçanërisht nga jugu global.

Themes by WordPress