Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim. Masa vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thonë analistët.
Kjo pasi jo më larg se muajin e kaluar inteligjenca amerikane publikoi një raport ku tha se Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndër etnike gjatë vitit 2024.