Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një plan për të sulmuar objektivat e lidhura me Iranin në Irak dhe Siri.
Kjo po cilësohet nga analistët si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve, shkruan Al Jazeera.
Transmetuesi amerikan CBS News raporton se Shtëpia e Bardhë miratoi planin për shënjestrimin e personelit dhe objekteve iraniane brenda dy vendeve në përgjigje të sulmit me dron të dielën në bazën Tower 22 pranë kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë.