Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ShBA-ja i vë nën sanksione firmat serbe dhe malazeze që mbështetën luftën e Rusisë

ShBA-ja i vë nën sanksione firmat serbe dhe malazeze që mbështetën luftën e Rusisë

Departamenti i Thesarit në ShBA i ka vënë nën sanksione 275 individë dhe entitete për shkak se e kanë furnizuar Rusinë me teknologji të avancuar dhe pajisje të cilat i nevojiten dëshpërimisht për të mbështetur makinerinë e saj të luftës.

Në njoftimin e DThSh thuhet se sanksionet janë vënë ndaj individëve por edhe ndaj rrjeteve të përhapura të evazionit të sanksioneve në 17 juridiksione, duke përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Republikën Popullore të Kinës (PRC), Zvicrën, Tajlandën e Turqinë.

“Përveç ndërprerjes së rrjeteve globale të evazionit, ky veprim synon gjithashtu importuesit dhe prodhuesit vendas rusë të inputeve kryesore dhe materialeve të tjera për bazën ushtarako-industriale të Rusisë”, thuhet në njoftimin për media të DThSh-së.

Sipas njoftimit, e sanksionuar është kompania me bazë në Serbi “Ventrade DOO”, e cila thuhet se ka eksportuar radio të nivelit ushtarak në Promsvyazradio.

Kjo kompani, sipas të dhënave publike, është themeluar në prill të vitit 2022, ndërsa vetëm pak kohë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, firma eksportoi radio në Rusi në vlerë prej 570.000 dollarësh.

Po ashtu, nën sanksione është vënë edhe kompania me bazë në Mal të Zi, “International Business Corporation Bar (IBC)”.

Kjo kompani është nën pronësi të shtetasi rus me bazë në Mal të Zi, Sergey Kokorev.

Kokorev thuhet se përdori kompaninë e tij IBC për të eksportuar pajisje ushtarake nga Mali i Zi në Rusi.

Nën sanksione të ShBA-së veçse janë edhe pesë firma të tjera serbe – MCI Trading, Kominvex, Goodforwarding, Soha Info dhe TR Industries – për shkak të bashkëpunimit me Rusinë.

Powered by WordPress