Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ndihmën e parë humanitare në Gaza.
Ndihma është dërguar përmes ajrit, ku tre aeroplanë ushtarakë kanë bartur mijëra pako me ushqime të cilat janë lëshuar me parashutë, raporton BBC.
Për një ndihmë të tillë humanitare, presidenti amerikan Joe Biden foli pikërisht dje.
Ai paralajmëroi që SHBA-ja do të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza gjatë këtyre ditëve, por dje nuk caktoi një datë.
Duke folur në një takim në Zyrën Ovale me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ai iu referua situatës në Gazën veriore si “ngjarje tragjike dhe alarmante”, ku më shumë se 100 njerëz vdiqën teksa shkonin drejt kamionëve me ndihma ushqimore.
/TV Arbëria