Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA e shqetësuar që fitorja e Maduros nuk reflekton vullnetin e popullit

SHBA e shqetësuar që fitorja e Maduros nuk reflekton vullnetin e popullit

Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor të Venezuelës, të cilat e shpallin presidentin Nicolas Maduro fitues për një mandat të tretë, nuk reflektojnë votat e popullit.

Kështu ka thënë të hënën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Vetëm pak minuta pasi autoriteti ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet presidenciale, Blinken e ka ndërprerë fjalimin në një takim të kombeve të Indo-Paqësorit, për të komentuar mbi zhvillimet.

“Ne e kemi parë njoftimin e Komisionit zgjedhor të Venezuelës. Ne kemi shqetësime serioze që rezultatet nuk reflektojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, ka thënë Blinken.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është duke i shikuar nga afër zhvillimet atje dhe do të përgjigjet.

“Është shumë e rëndësishme që secila votë të numërohet saktë dhe në mënyrë transparente, që zyrtarët zgjedhorë të shpërndajnë menjëherë informacionin me vëzhguesit opozitarë dhe ata zgjedhorë, pa asnjë vonesë, dhe që autoritetet për zgjedhje t’i publikojnë tabletat e detajuara të votave”, ka thënë ai.

Powered by WordPress