Një ditë pasi droni amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi, ministrat e mbrojtjes dhe shefat ushtarakë nga SHBA dhe Rusia zhvilluan biseda të rralla telefonike të mërkurën, me marrëdhëniet në pikën më të ulët në dekada për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan Reuters.
Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu i tha homologut të tij amerikan, Lloyd Austin, se fluturimet me drone amerikane në brigjet e Krimesë “ishin provokuese” dhe mund të çonin në “një përshkallëzim në zonën e Detit të Zi”, Krimea është një gadishull që ishte pjesë e Ukrainës derisa Moska e aneksoi me forcë në 2014.
Rusia, shtoi senuk kishte asnjë interes për një zhvillim të tillë, por në të ardhmen do të reagojë në proporcion të duhur” dhe të dy vendet duhet “të veprojnë me përgjegjësi maksimale”.
Ndërsa, Austin nënvizoi se SHBA synonte të vazhdonte fluturimin aty ku ligji ndërkombëtar e lejonte.
/TV Arbëria