Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SHBA dhe Irani planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan, thotë kryediplomati gjerman

SHBA dhe Irani planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan, thotë kryediplomati gjerman

Ministri i jashtëm gjerman thotë se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur negociata indirekte dhe se përfaqësuesit nga të dyja palët planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan.

“Bazuar në informacionin tim, ka pasur kontakte indirekte dhe janë bërë përgatitje për t’u takuar drejtpërdrejt. Me sa duket, kjo do të ndodhë shumë shpejt në Pakistan”, tha Johann Wadephul për radion Deutschlandfunk të premten, i cituar nga Reuters.

The Guardian, që raportoi lajmin, tha se s’ka qenë në gjendje që të konfirmonte këtë informacion në mënyrë të pavarur.