spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SHBA, dështon sërish zgjedhja e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve

Extra AL PVC

Për të dytën ditë me radhë dhe pas gjashtë raundesh votimi ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Republikani Kevin McCarthy vijon të kundërshtohet nga një grup i ligjvënësve të partisë së tij të cilët refuzojnë t’i japin votën për të qenë në krye të Dhomës.

Republikanët kanë fituar një shumicë të ngushtë 222-212, në Dhomën e Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve të mesmandatit, ndërsa një vend është momentalisht vakant.McCarthyt i duhet të sigurojë të paktën 218 vota për t’u bërë kryetar.

Gjatë këtyre dy ditëve të votimit ka pasur edhe bisedime mes McCarthyt dhe grupit prej 20 ligjvënës konservatorë në mënyrë që të marrë votën e tyre.

Ndërsa Demokratët u përpoqën të vinin për kryetar liderin e tyre, Hakeem Jeffries, por “rebelët” republikanë u kundërpërgjigjën duke propozuar një kongresmen tjetër me ngjyrë, Byron Donalds.

Presidenti Joe Biden, duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje në Kentaki, e përshkroi bllokimin e Kongresit si “ngjarje me të vërtetë të turpshme”. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Politico i referohet kritikëve: Vuçiq luan, inkurajon serbët e Kosovës që të rezistojnë e më pas bëhet si viktimë kur Prishtina reagon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën Politico me seli në Bruksel ka thënë se nuk ka marrëdhënie me kryeministrin e...

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor me negocim, pa publikim të kontratave. Tenderin e fundit e ka dhënë pa publikim të kontratës,...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në...