Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës: Faleminderit të gjithëve, do më mbesin kujtime të bukura

Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës: Faleminderit të gjithëve, do më mbesin kujtime të bukura

Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës. Këtë e ka bërë të ditur lojtari në rrjetet sociale.

32-vjeçari kujton shtatë turne, shumë gola, 14 vite dhe momente të paharrueshme. Por tani ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë Zvicrës.

Shaqiri ka luajtur gjithsej 125 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 34 asistime. Rezultati i tij në turnetë e mëdha është pothuajse edhe më mbresëlënës: Ai 23 ndeshje në Kampionatin Botëror dhe Evropian, duke shënuar dhjetë gola.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtimet e bukura dhe ju them të gjithëve: FALEMINDERIT”, shkroi Shaqiri.

Powered by WordPress