Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të nënës së tij.
Përmes një njoftimi publik, ai bëri të ditur se nëna e tij ka ndërruar jetë sot, më 18 prill, në orët e mëngjesit, në moshën 96-vjeçare.
“Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot më 18 Prill në mëngjes nana u nda nga jeta. Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!”, thuhet në njoftimin e tij.
Sipas të njëjtit njoftim, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 19 prill, në orën 13:00. Xhenazja do të falet në Xhaminë e Terzimahallës, afër gjimnazit në Prizren.
Ndërkaq, e pamja do të mbahet për tri ditë, nga data 20 deri më 22 prill, në intervalin kohor 09:00 – 16:00, në ambientet e Hotel Theranda.