Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shala: Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë

Shala: Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, është shprehur i bindur se Kosova mund të bëjë më mirë dhe se për këtë ka thënë se PDK-ja po angazhohet.

Këtë ai e ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Facebook.

‘‘Me miqtë e mi të mirë dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm, Ilir Hasin, Arben Kuliqin, Agron Lekun, Kreshnik Thaçin dhe Salih Morinën. Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë dhe ne angazhohemi ta bëjmë më mirë. Falënderoj secilin prej tyre për ndihmën e pakursyer në rrugëtimin e përbashkët për alternativën tonë!’’, ka shkruar ai.