Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shala për deklaratat e Gërvallës ndaj Haradinajt: Gjuha e përdorur pasqyron qasjen përçarëse dhe denigruese të kësaj qeverie, kjo gjuhë nuk i shërben askujt

Shala për deklaratat e Gërvallës ndaj Haradinajt: Gjuha e përdorur pasqyron qasjen përçarëse dhe denigruese të kësaj qeverie, kjo gjuhë nuk i shërben askujt

Ministrja e Punëve të Jashme Donika Gërvalla, në një nga tubimet elektorale në Deçan, e quajti Ramush Haradinaj “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.

Lidhur me këtë deklaratë të Gërvallës, në një prononcim për TV Arbëria ka folur Endrit Shala, kandidati për deputet i Koalicionit për Kosovën Fituese.

Shala këto deklarata të Gërvallës i ka quajtur të papranueshme dhe përçarëse.

Sipas kandidatit për deputet nga Nisma Socialdemokrate, gjuha e përdorur nga Gërvalla është pasqyrë e qasjes denigruese dhe përçarëse që Qeveria Kurti po ndjek në raport me vlerat kombëtare dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për këtë vend.

Shala thekson se është e turpshme që një përfaqësuese e institucioneve të Kosovës përdor një gjuhë të tillë ndaj një figure si Ramush Haradinaj, dhe ai thekson se nuk humbin kohë me fyerje dhe akuza të pabaza.

“Është e turpshme që një përfaqësuese e institucioneve të Kosovës përdor një gjuhë të tillë ndaj një figure si Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për liri dhe ndërtimin e shtetit tonë.

Ne nuk do të humbim kohë në fyerje dhe akuza të pabaza”, ka thënë Shala për TV Arbëria.

Kandidati i Nismës për deputet, ndër të tjera, tha se kjo gjuhë e përdorur nga Qeveria Kurti nuk i shërben askujt.

Ai përfundon duke thënë se qytetarët do ta gjykojnë këtë qasje të Qeverisë Kurti, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Qytetarët e Kosovës presin zgjidhje konkrete për problemet e tyre, jo spektakle retorike të ministrave që duket se janë më të angazhuar në sulme politike sesa në përmbushjen e detyrave shtetërore.

Si koalicion, ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një qeverisje që respekton dhe mbron vlerat e luftës, që promovon unitetin kombëtar dhe që adreson me përgjegjësi sfidat reale të qytetarëve.

Gjuha përçarëse dhe destruktive që nxit kjo qeveri nuk i shërben askujt, dhe besoj që qytetarët do ta gjykojnë këtë qasje të tyre më 9 shkurt”, tha Shala. /TV Arbëria