Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shala i bindur që Hamza do të jetë kryeministër: Po i vërejmë pakënaqësitë e këtyre pesë vjetëve

Shala i bindur që Hamza do të jetë kryeministër: Po i vërejmë pakënaqësitë e këtyre pesë vjetëve

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Ai u shpreh se kudo që po shkojnë, po i vrejnë pakënaqësitë e këtyre pesë vjetëve të fundit.

“Do të jetë sigurt kryeministër. Qytetarët janë sondazh për shkak se kudo që po shkojmë ne sot, po e vërejmë atë pakënaqësinë që është zhvilluar brenda këtyre pesë viteve dhe mendoj që është duke u bërë njëfarë zhvillimi interesant, për shkak se ne po e ndjejmë me qytetarët komunikimin që po e kemi”, u shpreh Shala./Klankosova.tv