Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shala: Hapja e Urës së Ibrit është një mesazh i qartë politik për bllokimin e bërë nga ana e Serbisë

Shala: Hapja e Urës së Ibrit është një mesazh i qartë politik për bllokimin e bërë nga ana e Serbisë

Eksperti i sigurisë Drizan Shala për TV Arbëria ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit, ai thotë se ky veprim do të ishte një mesazh politik për bllokimin e bërë nga Serbia.

Tema e hapjes së Urës së Ibrit kohëve të fundit është diskutuar nga krerët e shtetit, ku edhe së fundmi kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se ka diskutuar me shtetet e QUINT-it rreth hapjes së Ibrit.

Rreth kësaj Shala ka thënë se “Një veprim i hapjes së urës së Ibrit padyshim do të ishte një mesazh i kjart politik për bllokimin e bërë nga ana e Serbisë për gjatë 24 vite të pas luftës”.

Eksperti thotë se në aspektin e sigurisë do të ishte një lëvizje e mirë.

“Në aspektin e sigurisë do të ishte një pozicion i mirë duke ofruar sigurinë publike qytetarëve të Mitrovicës së Veriu që mund të garantohet lëvizja e lirë por edhe inkuperimi me dinamik në mes dy komunave të mitovicalive”, ka thënë Shala.

Sipas ekspertit kjo lëvizje nga Qeveria e Kosovës duhet të bëhet në një moment të përshtatshëm në nivelin politik e ndërkombëtar.

“Kori Diplomatik kërkon që kjo të bëhet në një moment të përshtateshem në nivelin politik ndërkombetar me impakt në sigurinë rajonale e vendore”, ka thënë Shala për TV Arbëria.

Lexo deklaratën e Kurtit:

Kurti për Urën e Ibrit: Me shtetet e QUINT-it biseduam për hapjen, askush s’mund të na thotë se nuk është e drejtë

Powered by WordPress