Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shala: Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën çlirimtare – Koha për veprime konkrete është tani!

Shala: Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën çlirimtare – Koha për veprime konkrete është tani!

Kandidati për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Shala përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën çlirimtare dhe për të përndjekur padrejtësisht ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

Tutje ai thotë se heshtja e Kuvendit të Kosovës përballë këtyre padrejtësive është e papranueshme, ku shton se është obligim ligjor dhe moral që të marrin veprime konkrete përballë këtyre padrejtësive.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale po vazhdon përpjekjet për të njollosur luftën tonë çlirimtare dhe për të përndjekur padrejtësisht ata që luftuan për lirinë e Kosovës.
Ky përsekutim i padrejtë, i turpshëm dhe i papranueshëm duhet të ndalet menjëherë!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet simbol i sakrificës, krenarisë kombëtare dhe vlerave më të larta të lirisë, asnjë gjykatë nuk mund të deformojë këtë të vërtetë historike.

Heshtja e Kuvendit të Kosovës përballë këtyre padrejtësive është po aq e papranueshme sa veprimet e kësaj gjykate. Deputetët e Kuvendit, veçanërisht ata të Komisionit Legjislativ, kanë dështuar të mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe të qytetarëve të tij. Është koha e fundit që ata të kalojnë nga fjalët boshe në veprime konkrete, është obligim ligjor dhe moral përballë popullit dhe sakrificës së dëshmorëve.

Mjaft më me heshtje dhe neglizhencë!

Përpjekjet për të njollosur sakrificën sublime dhe gjakun e dëshmorëve tanë duhet të marrin fund. Kosova është ndërtuar mbi sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të këtij kombi dhe asnjë padrejtësi, sado e orkestruar të jetë, nuk do të lejohet të nëpërkëmbë këtë të vërtetë.

Dinjiteti i Kosovës dhe i popullit të saj kërkon veprim të menjëhershëm, të vendosur, në mbrojtje të lirisë dhe të së vërtetës historike.

Koha për veprime konkrete është tani!Dinjiteti kombëtar nuk mbrohet me heshtje, por me guxim dhe vendosmëri!
E. SH