Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shala: Efekti Trump do të krijojë Evropë të bashkuar, i ka kap tuta evropianët, shqiptarëve iu konvenon

Shala: Efekti Trump do të krijojë Evropë të bashkuar, i ka kap tuta evropianët, shqiptarëve iu konvenon

Analisti politik, Krenar Shala në TV Arbëria deklaroi se efekti Trump do ta krijojë Evropën e bashkuar.

Kështu tha Shala, në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën, teksa theksoi se shpresën e ka te frika e evropianëve.

“Kur ndodhi ramja e murit të Berlinit, ta gjithka në Evropë nuk ra vetëm Moska po ranë krejt. Efekti i Trumpit ka me e kriju Evropën e bashkuar, po s’ka qare pa u bashku përndryshe ka me u shkatërru. Lufta me bo me ndodh në Francë ndodh edhe në Angli edhe në Poloni. Unë krejt shpresën e kam te tuta, tuta i ka kap evropianët, e tuta han dardha të buta njeri prej tutës mundet me bo gjithçka e tash neve shqiptarëve na konvenon Evropa e bashkume qikjo Evropa e ndarë s’na ka konvenu kurrë se gjysa jon konë për neve historikisht. Unë nuk  pajtohem me popullin tonë që thojnë Evropa “K”, nuk është e vërtetë”, tha Shala./TV Arbëria.