Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shala bën apel: Qytetarët të jenë të vëmendshëm në liqenin e Ujmanit, pasiqë siguria është ende e brishtë

Shala bën apel: Qytetarët të jenë të vëmendshëm në liqenin e Ujmanit, pasiqë siguria është ende e brishtë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për TV Arbëria, në lidhje me vizitat e zhvilluara nga qytetarët e Kosovës, në liqenin e Ujmanit, thotë se Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime konkrete operative duke mbarvajtur edhe sigurinë publike me prezencën e tyre.

“Në lidhje me vizitat që janë duke u zhvilluar në Liqenin e Ujmanit, bazuar në konturat e sigurisë në atë komunë që përcaktohet territorialisht liqeni, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime konkrete operative duke mbarvajtur edhe sigurinë publike por edhe atë nacionale me prezencën e tyre në pikët neurologjike të asaj pjese qoftë në rrugë qoftë në liqen”, është shprehur ai.

Eksperti i sigurisë apelon që qytetarët të cilët janë duke e vizituar liqenin e Ujmanit të jenë të vëmendshëm, pasiqë siguria në zonën veriore është ende e brishtë.

“Qytetarët e Kosovës është mirë që janë duke vizituar liqenin dhe shohin të mirat natyrore që mbizotërojnë në atë hapësirë por do të duhet të jenë të vëmendshëm që ende siguria është e brishtë dhe mund të marr devijim negativ në rast se bëjnë veprime që i vënë në pozitë të vështirë institucionet e sigurisë së vendit në atë pjesë”, ka thënë ai.

Tutje, Shala thekson se mekanizmi i cili është përgjegjës për ujrat, ashtu siç ka ndaluar notimin e veprimet e tjera sportive në liqenin e Badovcit, Dukagjinit e Batllavës, do të duhej të vepronin njësoj edhe me liqenin e Ujmanit.

“Mekanizmi që është përgjegjës për ujrat ashtu siç ka vepruar në liqenin e Badovcit, Dukagjinit, Batllavës do të duhej të veprojnë edhe me Liqenin e Ujmanit duke ndaluar notimin apo veprime të tjera sportive në atë hapësirë për të garantuar ruajtjen e ambientit por edhe cilësin e uijt”, ka deklaruar Shala për TV Arbëria.

Powered by WordPress