Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shaip Kamberi dorëzon propozimin në parlamentin e Serbisë për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

Shaip Kamberi dorëzon propozimin në parlamentin e Serbisë për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në Kuvend propozimin për lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar në Serbi.

Propozimi i Kamberit gëzon përkrahjen edhe të tre deputetëve të tjerë.

“Ndryshimi i Ligjit për pakica për të lejuar përdorimin e lirë të flamurit

Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”. /TV Arbëria