Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shabiu: Ka pasë tendencë që kauzën shoqërore “Asnjë cent më shumë” ta ngjyrosin me ngjyrime politike

Shabiu: Ka pasë tendencë që kauzën shoqërore “Asnjë cent më shumë” ta ngjyrosin me ngjyrime politike

Njëri nga organizatorët e protestës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu deklaroi se një kauzë e tillë shoqërore ka qenë e nevojshme.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, Shabiu tha se përkundër kësaj, ka pasë tendencë që edhe këtë kauzë shoqërore ta ngjyrosin me ngjyrime politike.

“Ka qenë më se e nevojshme me ardhë në shprehje një kauzë e shoqërisë një kauzë që s’ka ngjyrime politike përkundër tendencave të caktuara që kanë tentu me e ngjyrosë politikisht por edhe për këtë kemi qenë të përgatitur mirëpo fatkeqësisht për ta, e fatmirësisht për neve këto ngjyrime nuk është që e kanë marrë atë ngjyrën që ata kanë dashtë”, tha Shabiu në TV ARBËRIA.