Gjate ditës se sotme Shaban Syla, nëpërmjet avokatit të tij, Arber Vokrri ka ushtruar padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Adem Salihajt.
Kjo pasi ky i fundit duke marrë si shkas pjesëmarrjen e të parit në emisionin Kojshia Show, e kishte qujtuar atë vrasës, shok të Nazim Bllacës dhe që për veprat e tij penale ishte falur nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Me këtë rast, Shaban Syla ka bërë të ditur se asnjëra prej pretendimeve te Adem Salihajt nuk janë te vërteta dhe se ato janë shpifje e pastër e tij të motivuara vetëm nga qëllime të ulëta politike.
Reagon Shaban Syla: O Adem Salihaj boll rrejte, do të ballafaqohesh në Gjykatë për shpifje