Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shaban Muja flet për veprimtarinë kombëtare dhe figurën e Fadil Vatës

Shaban Muja flet për veprimtarinë kombëtare dhe figurën e Fadil Vatës

Veprimtari i njohur Shaban Muja ishte i ftuar në emisionin N’PULT me Resim Morina në TV Arbëria, ku foli për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe për figurën e veprimtarit Fadil Vata.

Njohja me Fadil Vatën

Muja tha se Vatën e kishte njohur që në vitet ’87.

“Fadil Vatën e kam njoft diku në vitet e ’87-ta. Kemi pas fat, sepse edhe familjet tona kanë qenë të përgatitura për këto punët e çështjes kombëtare,” tha ai.

Motivi kombëtar tek shqiptarët: Nuk ka shqiptar që nuk e ka dikë të vrarë, ose të burgosur…

Sipas Mujës, motivi për çështjen kombëtare ka qenë gjithmonë i pranishëm tek shqiptarët.

“Motivi ka qenë i gatshëm tek shqiptarët. Secili shqiptar që ka qenë vetëdijshëm, motivin e ka pas. Nuk ka shqiptar që nuk e ka dikë të vrarë, ose të burgosur, ose të malltretum. Do të thotë motivi veç ka ekzistu.

Neve na kanë motivu njerëzit e burgosur. Motivi na ka ardhë nga këto sene.”

Fadil Vata – një figurë frymëzuese

Muja: Ai që e ka taku njëherë Fadil Vatën, ai ka pas dëshirë me taku edhe njëherë

Muja shprehet me emocione të veçanta për figurën e Fadil Vatës, duke e konsideruar atë si një njeri të jashtëzakonshëm dhe me shpirt të madh sakrifice.

“Fadilin, kush e ka taku njëherë, më të ka marrë malli me pa Fadilin. Ka qenë njeri… Unë kajherë ju them do shokëve, tek feja që e përdorin pejgamber, ai ka qenë pejgamber – nëse është fjala adekuate për atë njeri. Ai ka qenë asi njeri”.

Ai që e ka taku njëherë Fadil Vatën, ai ka pas dëshirë me taku edhe njëherë.

Ka qenë një intelektual i fortë, një njeri i sakrificës, që me të vërtetë nuk e ka ditë çka është frika”. /TV Arbëria