Shkruan: Afrim Kasolli
Pas nënshkrimit të Bordit të Paqes nga ana e presidentes Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndonëse duke mos iu referuaar drejtpërdrejt këtij entiteti jo formal diplomatik, të iniciuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se Kosova është e gatshme ta dërgojë një kontingjent të ushtarëve të saj në rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në atë enklave.
Madje, vet Bordi i Paqes fillimisht ishte menduar si një mekanizëm administratativ ndërkombëtar për ta kontrolluar Gazën pa Hamasin si pjesë e sistemit të qeverisjes. Me anë te këtij misioni është menduar instalimi gradual i një sistemi qeverisës administratativ civil palestinez i cili heq dorë nga praktikat terroriste të Hamasit kundër Izrealit.
Ndërkohë, varianti final i këtij Bordi nuk e ka potencuar garantimin e paqes ekskluzivisht në Gaza si misioni kryesor të tij. Por prentendon të shërbejë si kuadër i garantimit të saj në një rrafsh global.
Megjithatë, ndonëse është herët të spekulohet se çfarë drejtimi do të marrin ngjarjet, sidoqoftë nuk mund të injorohen disa pandehma se çfarë sfida mund ta presin FSK-ne në atë zonë nevralgjike në Lindje të Mesme. Kuptohet në rast të dislokimit.
Këtu duhet pasur parasysh faktin se çdo vlerësim për të ardhmen e Gazës është i lidhur me fatin e Hamasit. Dhe kjo organizatë terroriste, siç kanë vënë në pah shumë analistë të mediave ndërkombëtare nuk ka qenë thjesht një fraksion militant, por një sistem qeverisës i ngulitur thellë në çdo pore të shoqërisë palestineze. Duke qenë autoriteti kryesor politik dhe ideologjik në atë enklave, mbartesit e tij e kanë “formësuar kulturën, arsimin dhe jetën e përditshme”. Nuk ka dyshim se që nga hakmarrje izraelite pas sulmit të 7 tetorit, Hamasi ushtarakisht është dobësuar tej mase. Strukturat e tij komanduese kanë “pësuar humbje të mëdha; një pjesë e madhe e infrastrukturës së tuneleve dhe bazave është çmontuar; qendrat e rekrutimit, si xhamitë, janë goditur; dhe aftësia e tij për të administruar Rripin nga brenda Gazës është reduktuar ndjeshëm”. Po ashtu edhe sponsorët e saj ndërkombëtar sikurse Irani dhe Rusia, aktualisht i pari pas disfatës se Hezbellohut, rënies së regjimit të Bashar al Assadit në Siri dhe tashmë protestave masive në vend ndodhet para një sfide ekzistenciale. Kurse e dyta për arsye të fokusimit të luftës në Ukrainë, po dëshmohet gjithnjë e më e dobët t’i mbrojë aleatët e saj ndërkombëtare. Si mbështetes të kesaj organizate deri në një masë deri në mase sot po e shfaqin vetën, Republika e Turqisë dhe shteti i Katarit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Hamasi është çrrënjosur. Përkundrazi, ai e ruan aftësinë për t’u rigjeneruar. Grupi “raportohet se ka rekrutuar një numër të madh luftëtarësh të rinj që nga tetori 2023, duke rimbushur fuqinë njerëzore edhe nëse këta rekrutë nuk i kanë sistemet e mëparshme profesionale të komandimit dhe kontrollit” Por këtu nuk duhet harruar faktin se “Hamasi ka kultivuar një bazë shoqërore që mund ta mbajë gjallë edhe pa sundim formal”. Pra si pasojë e këtij paradoksi “Hamasi mund të jetë tepër i dobësuar për të qeverisur Gazën në mënyrë efektive në afat të shkurtër, por ende mjaftueshëm i fortë — përmes ideologjisë, rrjeteve të besnikërisë dhe kapaciteteve të mbetura të armatosura — për të penguar që alternativa të qëndrueshme të zënë rrënjë”.
Në këtë drejtim FSK do te gjendet, por jo e vetme, përballë kësaj sfide te pakapërcyeshme. Mbase, kjo është aryseja që shumë shtete kanë dilema sa i përket dërgimit të forcave të tyre të armatosura si garantuese të paqes në rripin e Gazës. Ato do të jenë të pozicionuara kundër një force qe ende gëzon lojalitet shoqëror, (për arsye të njohura), dhe po ashtu u mungon një mbështetje e qartë vendase. Prandaj, kjo “ka ngjallur frikën se nuk përjashtohet mundësia që të njëjtat mund të përfshihen në një luftë në tunele me një organizatë fundi i së cilës është vështirësi të parashikohet se kur do të jetë i mundshëm”.
Natyrisht, kjo nuk nënkupton se Kosova duhet t’i braktis përpjekjet eventuale ndërkombëtare për paqe në rripin e Gazës. Por vetëm të jetë koshiente për sfidat dhe dilemat që e presin në rast të përfshirjes, siç edhe deklaroi kryeministri në detyrë Albin Kurti, në njërin nga misionet më të komplikuara në Lindje të Mesme.