Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës, nis punimet në Kuvendin e Kosovës

Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës, nis punimet në Kuvendin e Kosovës

Ka filluar të martën punimet Sesioni i 36-të i Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të këtij sesioni në ora 09:00 është mbajtur Konferenca e Kryetarëve (Presidentët dhe Sekretariati Administrativ) e cila ka qenë e mbyllur për media.

Ndërsa, nga ora 10:0  mbahet Seancë solemne e hapjes në të cilën do të marrin pjesë Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

ARE do të vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme.

Powered by WordPress